COVID-19 dhe novacioni në arsimin e mesëm

COVID-19 dhe novacioni në arsimin e mesëm

Pandemia ka sfiduar shkollat, mësuesit dhe nxënësit. Të gjithë duhet të ruajmë një ekuilibër të mësimdhënies dhe mësimnxënies në “normalitetin e ri”.

Në hapësirën e një viti, nxënësit dhe mësuesit në shkollat e mesme kanë ripërcaktuar rolet e tyre. Shumë vështirësi ata i kanë përballuar me këmbëngulje, me shpikje apo krijime të përkohshme.

Ja cilat janë 5 ndryshimet novatore që ka pësuar arsimi i mesëm të cilat vlen të ruhen edhe pas pandemisë.

Teknologjia në mësim

Teknologjia ka një potencial të madh për zhvillimin e mësimit jashtë ambienteve të shkollës. Tani që klasat u boshatisën, shkumësi është zëvendësuar me teknologji.

Para pandemisë, teknologjia njihej por nuk përdorej në masë, ndoshta vetëm në kabinete specifike. Pandemia na ka treguar se si mund ta shfrytëzojmë teknologjinë në avantazhin tonë, pasi ajo rrit angazhimin, zgjeron njohuritë dhe është lehtësisht e aksesueshme.

Videot dhe materialet vizuale janë pjesë e cdo ore mësimi, duke aftësuar nxënësit por dhe mësuesit, duke lejuar që komunikimi të vazhdojë dhe idetë të regjistrohen edhe jashtë klasës.

Përkufizim i ri i angazhimit të nxënësit

Angazhimi i nxënësit duhet të jetë i vazhdueshëm në rrugën e tij të dijes.

Para pandemisë, angazhimi dhe prania në orën e mësimit ishin sinonime; pra pjesëmarrja e nxënësit në një lëndë matej nga prania e tij në klasë. Tani që prania fizike është e pamundur, jemi të detyruar ta ripërkufizojmë angazhimin dhe të sigurohemi që po ndodh vërtet.

Ndërveprimi dhe diskutimet online tregojnë më shumë për angazhimin e nxënësit në një orë mësimi.

Detyrat kreative

Detyrat finale, si përshembull provimet e lëndës, nuk japin rezultate gjatë një situate pandemie. Ato nuk janë as “të shëndetshme” për nxënësit sepse nuk nxisin kreativitet, dhe ata do të ndihen të papërgatitur për universitetin. Testimet tradicionale fokusohen te ripërsëritja e njohurive të marra dhe nuk e eksplorojnë më tej temën apo lëndën.

Detyrat të cilat janë një libër i hapur, si rastet studimore, nxisin kuriozitetin dhe i aftësojnë nxënësit akademikisht. Detyrat janë pjesë e rrugëtimit të dijeve, por në vend të eseve tradicionale nxënësit do të jenë më të aftë me krijimin e videove, podcast-eve apo blogjeve.

Nxënësi si partner

Mësimi online kërkon përkushtim nga nxënësit, prandaj nxënësit dhe mësuesit duhet të punojnë së bashku për të patur sukses. Kjo e bën nxënësin një partner shumë të mirë.

Nxënësit mund të bashkëdizenjojnë aktivitete dhe detyra, duke u bërë pjesëmarrës aktivë në mësimnxënie. Këta nxënës janë burimi më mirë për feedback, gjë që sjell përmirësimin në procesin e mësimdhënies.

Ndryshojmë formulën

Kalimi i papritur në mësimin në internet, me pak paralajmërim ose përvojë, ka qenë i vështirë për shumë mësues dhe nxënës. Por, me kalimin e kohës, përfshirja e mësimdhënies online do t’i lejojë mësuesit të përqendrohen në ato aktivitete që i përshtaten më mirë lëndës që po mbulojnë dhe t’i dizenjojnë ato sipas nevojave.

Leksionet mund të zëvendësohen me udhëzime në grup, ku nxënësit marrin rolin e instruktorit dhe u japin mësim kolegëve të tyre – ose duke bërë udhëtime virtuale 350 gradë në një hapësirë fizike.

COVID-19 ka qenë një sfidë e madhe për arsimin e mesëm, por të gjithë mund të mësojnë nga kjo sfidë për të përmirësuar të ardhmen në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

————————————————————–

Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen “World Economic Forum”. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.

—————————————————————–

Share This Article: