Drejt modernizimit të AFP-së: Arrihet angazhimi i koordinuar nga ana e aktorëve të interesit

Drejt modernizimit të AFP-së: Arrihet angazhimi i koordinuar nga ana e aktorëve të interesit

Në 27 shtator, projekti “Aftësi për Punë” në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë organizoi një workshop për të adresuar nevojat dhe optimizuar mundësitë për modernizimin e arsimit dhe formimit profesional me agjencitë donatore dhe projektet që operojnë në fushën e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe punësimit në Shqipëri.

Të gjithë aktorët e ftuar që janë pjesë aktive në sistemin e arsimit dhe formimit profesional ndanë kontributet, mendimet dhe këndvështrimet e tyre me Zëvendësministrin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe autorët e udhërrëfyesit “e-Vet @Albania 2030”, si dhe dhanë sugjerime për të pasuruar më tej qasjen ekzistuese të arsimit dhe formimit profesional.

Të ftuarit miratuan në mënyrë unanime mundësinë që ky udhërrëfyes ofron për të ndarë përvojën e tyre, për të përmirësuar më tej koordinimin midis aktorëve dhe për të forcuar përpjekjet ekzistuese për të përgatitur të rinjtë shqiptarë që të kontribuojnë në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Qasja integrale e udhërrëfyesit është një gurthemel për të trajtuar aspektet kryesore të modernizimit përmes TIK në mënyrë të koordinuar dhe të përqendruar.

Diskutimi nxorri në pah qasjen bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse që është e nevojshme për të zbatuar me sukses projektin e digjitalizimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri. Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për të dhënë kontribut në këtë nismë dhe për të punuar së bashku për të arritur objektivat e përbashkëta.

Udhërrëfyesin “e-Vet @Albania 2030” mund ta lexoni të plotë në këtë link.

Share This Article: