Drejtimi “Ndërtim” tek shkolla “Ali Myftiu”: Biznese të reja partnere dhe perspektiva për të ardhmen

Drejtimi “Ndërtim” tek shkolla “Ali Myftiu”: Biznese të reja partnere dhe perspektiva për të ardhmen

Shkolla e mesme Profesionale “Ali Myftiu” priti përfaqësues nga Bashkia Elbasan, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, biznese që operojnë në fushën e ndërtimit (Knauf, Luli Gips, Theos, Poka, Inovess, Delta, Doko), nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe aktorë të tjerë interesi në një diskutim të hapur mbi mundësitë e zhvillimit profesional dhe punësimit në sektorin e ndërtimit.

Në fund të aktivitetit, shkolla firmosi marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë Inovess, Luli Gips, Theos dhe Poka, të cilat do të pranojnë nxënës të shkollës për praktika profesionale dhe do të kontribuojnë në procese të ndryshme, si rishikim i kurrikulës, promovim, etj.

Më poshtë mund të ndiqni aktivitetin e plotë të shfaqur Live në Facebook, si dhe të shikoni foto nga aktiviteti.

Share This Article: