
Eksperienca e S4J në Konferencën Kombëtare të AFP-së
28 Maj 2024
Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, e organizuar në datat 26-27 mars solli së bashku partnere strategjikë të fushës, me qëllim eksplorimin e mënyrave se si sistemi i AFP-së mund të kontribuojë ne axhendën për zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Menaxheri i projektit “Aftësi për punë” Z. Fation Dragoshi, mori pjesë në panelin e diskutimit mbi përfshirjen e sektorit privat në AFP, duke elaboruar më tepër eksperiencat e projektit në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të shkollave të AFP-së me sektorin privat.
Konferenca u organizua nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me European Union in Albania, Swiss Agency for Development and Cooperation, dhe UNDP Albania.









