Fakte të shpejta mbi arsimin dual: Numrat dhe përfitimet

Fakte të shpejta mbi arsimin dual: Numrat dhe përfitimet

Duke filluar nga viti mësimor 2024-2025, 9 programe duale do të ofrohen nga 10 shkolla profesionale në bashkëpunim me mbi 100 kompani6 qarqe të Shqipërisë. Pjesë e kësaj iniciative do të jenë këto shkolla profesionale:

  1. Shkolla “Gjergj Canco”, Tiranë
  2. Shkolla Hoteleri-Turizëm Tiranë
  3. Qendra Shumëfunksionale Kamëz
  4. Shkolla “Beqir Cela”, Durrës
  5. Shkolla “Hysen Cela”, Durrës
  6. Shkolla Profesionale Elbasan
  7. Shkolla “Hamdi Bushati”, Shkodër
  8. Shkolla “Kolin Gjoka”, Lezhë
  9. Shkolla Industriale “Pavarësia”, Vlorë
  10. Shkolla Tregtare Vlorë

Afro 300 nxënës – punëmarrës do të lidhin kontrate pune për mësimin e profesionit që parashikon një angazhim prej 3 ditë në javë në kompani me reputacion në sektorë kyç, si: Hoteleri-Turizëm, Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit, Shërbimet e Mjeteve të Transportit dhe Elektroteknikë.

Nga ky program do të përfitojnë nxënës të klasës së 12-të dhe ata që dëshirojnë të ndjekin programin pas të mesmes “Menaxhimi i Strukturave Akomoduese”, niveli V i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, në Shkollën Tregtare Vlorë dhe në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Ky program është hartuar për të diplomuarit e arsimit të mesëm si dhe të rritur që synojnë të pozicionohen në fushën e menaxhimit në sektorin e mikpritjes.

Nxënësit-punëmarrës që ndjekin arsimin dhe formimin profesional në formën e dyfishtë në kualifikimet e niveleve 2 deri 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, dhe që nënshkruajnë një kontratë pune për mësimin e profesionit, përfitojnë pagesë minimale mujore jo më pak se 30% e pagës minimale mujore në shkallë vendi siç parashikohet nga projektligji që është në proces miratimi. Përgjatë periudhës së punës, kompania trajnuese për arsimin e dyfishtë detyrohet të paguajë 0,3% të pagës bruto minimale në shkallë vendi si kontribut të detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale.

Share This Article: