
Gjurmimi i të diplomuarve në nivel kombëtar: Si të zvogëlojmë hendekun mes aftësive dhe kërkesave të tregut të punës
Më datë 26 tetor, projekti Aftësi për Punë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) organizoi një tryezë diskutimi për prezantimin e rezultateve kryesore nga gjurmimi i të diplomuarve në nivel kombëtar.
Gjurmimi informon mbi treguesit kryesorë të tregut të punës dhe rrugëtimin profesional të të diplomuarve pas mbarimit të arsimit/formimit, mbi integrimin e tyre në tregun e punës, si dhe aspekte të tjera që pasqyrojnë nivelin e orientimit të sistemit të AFP-së në Shqipëri drejt tregut të punës.
Aktiviteti mblodhi në një forum diskutimi përfaqësues të institucioneve qëndrore, drejtues nga institucionet ofruese të arsimit dhe formimit profesional, përfaqësues të biznesit, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të donatorëve, të cilët diskutuan mbi nevojën e evidencave për të zvogëluar hendekun midis aftësive dhe kërkesave të tregut të punës.
Që prej vitit 2021, projekti “Aftësi për Punë” mbështet AKPA-n për të realizuar gjurmimin në nivel kombëtar të të diplomuarve dhe certifikuarve nga sistemi i arsimit dhe formimit profesional.
Për të mësuar më shumë nga grafikët me të dhëna nga gjurmimi kombëtar i të diplomuarve dhe certifikuarve nga sistemi i arsimit dhe formimit profesional, klikoni në linqet më poshtë.
Gjurmimi kombëtar i të diplomuarve nga arsimi dhe formimi profesional
Gjurmimi kombëtar i të certifikuarve nga arsimi dhe formimi profesional







