Hartimi i kuadrit rregullator të arsimit dual: Histori suksesi e bashkëpunimit mes aktorëve të interesit

Hartimi i kuadrit rregullator të arsimit dual: Histori suksesi e bashkëpunimit mes aktorëve të interesit

Hartimi i kuadrit rregullator të arsimit dual në Shqipëri ka qenë një proces konsultimi me angazhimin e palëve të interesit për zbatimin e arsimit dual në një mjedis që garanton cilësinë.

Për këtë qëllim, një sërë takimesh këshilluese janë organizuar me mbështetje nga projekti “Aftësi për Punë” (S4J) dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, ⁠Swisscontact, ⁠UNDP Albania dhe drejtues të shkollave profesionale që janë pjesë e nismës së arsimit dual.

Qëllimi i tyre ka qenë hartimi i draftit të kuadrit rregullator të arsimit dual dhe konsultimi i tij me aktorët e interesit duke përcaktuar hapat pasardhëse. Gjatë takimeve ka pasur diskutime të shumta të cilat janë reflektuar në paketën rregullatore, ndërsa kjo e fundit pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Share This Article: