
Ndarje përvojash për një bashkëpunim më efektiv me sektorin privat
Në muajin shtator, projekti “Aftësi për Punë” mori pjesë në webinarin e organizuar nga Komiteti i Donatorëve për Sistemin Dual të Arsimit dhe Formimit Profesional (DC dVET) dhe Konsultën e Ekspertëve mbi Angazhimin e Sektorit të Biznesit.
Gjatë këtyre sesioneve, prof. Euler ndau njohuritë e tij mbi bashkëpunimin efektiv me sektorin e biznesit, duke ofruar të dhëna ekskluzive nga studimi i tij “Roadmap to High-Quality Dual VET”, i cili është i fokusuar kryesisht në tregun shqiptar. Menaxheri i projektit S4J, Z. Fation Dragoshi, dhe Zv/menaxherja Znj. Erka Çaro, ndanë eksperiencat e projektit “Aftësi për Punë” dhe diskutuan mbi sfida reale me pjesëmarrësit.
Komiteti i Donatorëve për Sistemin Dual të Arsimit dhe Formimit Profesional (DC dVET) është një organizatë e themeluar nga katër vende që e kanë arsimin dhe formimin profesional një nga prioritetet e tyre: Austria, Gjermania, Lihtenshtajni dhe Zvicra. Qëllimi i kësaj organizate është që këto vende të ndërtojnë mbi eksperiencën dhe ekspertizën ekzistuese për zgjidhje më efektive lidhur me AFP.
Më poshtë mund të ndiqni webinarin e plotë.