Një model shqiptar për arsimin dhe formimin profesional, frymëzuar nga Zvicra

Nënshkruhet marrëveshja për fazën e dytë të projektit “Aftësi për Punë” mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj dhe Ambasadorit të Zvicrës, Z. Adrian Maître. Kjo marrëveshje është në linjë me prioritetet e Qeverisë Shqiptare të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, që synojnë të mbështesin punësueshmërinë dhe arsimin profesional të orientuar nga tregu i punës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministrja Denaj u shpreh se “Aftësi për Punë” përbën një hallkë të rëndësishme në zinxhirin e reformimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke synuar modernizimin e këtij sistemi me qëllim ofrimin e njohurive dhe kompetencave për të rinjtë dhe të rriturit.

Ambasadori i Zvicrës vlerësoi arritjet e fazës së parë të projektit, ku përfituan mbi 9700 të rinj e të reja, më shumë se 400 kompani pranuan mbi 1400 praktikantë dhe niveli i braktisjes së shkollës u ul nga 14,5% në 9,6%, duke premtuar mbështetje në vijim të fazës së dytë.

“Aftësi për Punë” mbështet krijimin e një modeli shqiptar që frymëzohet nga modeli zviceran në përputhje me standardet europiane”, u shpreh Ambasadori Maître.

Share This Article: