
Njësi Zhvillimi që ofron shërbime cilësore për nxënësit, mësuesit dhe bizneset
Skuadra e projektit “Aftësi për Punë” po vijon aktivitetet për validimin, përmirësimin, dhe ndarjen e praktikave të mira për procese novatore në shkollat e arsimit profesional. Në datat 16-17 shkurt, përfunduam me sukses workshopin validues për konsolidimin e punës së Njësisë së Zhvillimit.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shkollat partnere dhe ekspertëve të fushës, diskutuam mbi funksionet, rolin dhe veprimtaritë për secilin koordinator të Njësisë së Zhvillimit, si dhe mbi treguesit potencialë të vlerësimit të cilësisë së shërbimit. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një pamjeje më të plotë dhe të përmirësuar të punës dhe koordinimit në Njësinë e Zhvillimit.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë proces.












