3–7 qershor 2018: vizitë studimore në Zvicër

3–7 qershor 2018: vizitë studimore në Zvicër

Ne, në projektin ‘Aftësi për Punë’ (S4J) e kuptojmë rolin e rëndësishëm të një sistemi cilësor të AFP-së në ndërtimin e një ekonomie të fortë. Modeli që Zvicra ka zhvilluar është një shembull i shkëlqyer për këtë.

Për t’u njohur më mirë me aspektet pozitive dhe sfidat e këtij modeli, ‘Aftësi për Punë’ (S4J) organizon shpesh vizita studimore në Zvicër me aktorë të rëndësishëm nga fusha e AFP-së në Shqipëri.

Vizita e ardhshme do të zhvillohet nga data 3 deri në 7 qershor 2018. Lista e pjesëmarrësve përbëhet nga drejtorë të shkollave, personeli i Njësisë së Zhvillimit, përfaqësues të biznesit, përfaqësues të organizatave partnere si PNUD dhe përfaqësues nga institucionet e nivelit të politikave: Agjencia Kombëtare për AFP dhe Kualifikimet dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Të gjithë pjesëmarrësit njihen me parimet themelore të sistemit dual të AFP në Zvicër dhe me mënyrën e funksionimit të tij. Pas vizitës studimore, ata do të jenë më të informuar në lidhje me atë që duhet dhe që mund të përshtatet në kuadrin shqiptar si edhe me kërkesat kryesore për të siguruar zbatimin e suksesshëm të tij.

Sigurimi i vendeve të trajnimit nga sektori privat, koordinimi i tre vendeve të trajnimit, shërbimet e këshillimit të karrierës, proceset e ndërmjetësimit dhe hartimi dhe zbatimi i kurrikulave shkollore janë me interes të veçantë.

Përveç kësaj, vizita studimore shërben edhe si platformë për të krijuar kontakte dhe për të diskutuar mundësitë e binjakëzimit në nivel informal. Pjesëmarrësit do të vizitojnë edhe Shkollën Zvicerane të Tekstilit (STF), shkollën BBZ në Biel dhe IDM në Thun. Dy të fundit kanë nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me shkollat shqiptare.