5 mënyra për të rritur ndërveprimin mes nxënësve gjatë procesit mësimor në mungesë të materialeve digjitale në platformë

5 mënyra për të rritur ndërveprimin mes nxënësve gjatë procesit mësimor në mungesë të materialeve digjitale në platformë

Rritja e interesit të nxënësve dhe angazhimi i tyre gjatë procesit mësimor është një sfidë me të cilën mësuesit janë përballur gjithmonë gjatë mësimit në klasë. Mësimi në distancë, si një përvojë e re, e bëri këtë eksperiencë edhe më të vështirë për mësuesin. Ndodh që edhe nxënësit e përkushtuar e sistematikë të demotivohen. Për këtë arsye roli i mësuesit në këtë proces është kyç. Ai duhet t’i kushtojë vëmendje dizenjimit të programit mësimor dhe përmbajtjes në mënyrë të tillë që t’i përshtatet mësimit online. Një mësues duhet të kuptojë jo vetëm si nxënësit mësojnë, por edhe mundësitë që ofron teknologjia për të përcjellë njohuri te nxënësit.

Fatmirësisht, platforma MësoVET është mjedisi perfekt jo vetëm për të përshtatur përmbajtjen mësimore sipas mënyrave të reja të të nxënit, por edhe për të nxitur angazhimin e secilit nxënës dhe për t’i motivuar ata.

Më poshtë po rendisim 5 mënyra për të rritur ndërveprimin mes nxënësve gjatë procesit mësimor në mungesë të materialeve digjitale në platformë.

1. Quiz-et

Quiz-et jo vetëm testojnë njohuritë dhe përmirësojnë aftësitë për të mbajtur mend e për të përthithur më mirë materialin mësimor, por shërbejnë edhe si një motivim për të hapur librat e për të mësuar. Platforma MësoVET lehtëson edhe procesin e krijimit të tyre edhe procesin e vlerësimit, i cili është automatik.

Shikoni tutorialin për krijimin e një quiz-i në MësoVET.

2. Forumet

Përdorimi i forumeve është i larmishëm, duke filluar që nga shqyrtimi i materialit para një detyre ose provimi, reflektimi mbi materialin që ata kanë lexuar ose punuar jashtë klase deri në hapjen e një tematike të caktuar. Diskutimet në MësoVET mund t’i nxisin nxënësit të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të artikulojnë përmbajtjen e kursit me fjalët e tyre.

Shikoni tutorialin për forumin në MësoVET.

3. Prezantimet

Duke qenë se mësimi zhvillohet nga shtëpia përmes video konferencave, shumë mësues përgatisin slide (Powerpoint, Prezi, etj) për të ndihmuar procesin e shpjegimit të mësimit. Këto prezantime mund të ngarkohen lehtësisht në MësoVET dhe nxënësit mund t’i aksesojnë në çdo kohë.

Shikoni tutorialin për krijimin e prezantimeve në MësoVET.

4. Projektet

Projektet zhvillojnë aftësinë e nxënësit për të punuar me bashkëmoshatarët e tyre përmes punës në grup, të ndajnë njohuritë me njëri-tjetrin, të zhvillojnë aftësitël komunikuese dhe tl prnaojnë mendimin ndryshe. MësoVET mundëson manaxhimin e gjithë procesit të projektit përmes opsionit BigBlueButton. Ky opsion bën të mundur që mësuesit të hapin një live video me nxënësit, nga ku  mund të komunikonjë më nxënësit përmes audios, chat-it apo të përdorin një white board për të shpjeguar objektivat dhe mënyrën e zhvillimit të projektit. Ndërsa nxënësit mund të prezantojnë punët e tyre dhe të hedhin ide, të shprehin opinione dhe të hapin tema diskutimi rreth projektit.

5. Materiale interaktive

MësoVET ofron opsionet e H5P të cilat janë të shumëllojshme për mësuesin, zbavitëse për nxënësin dhe mund të përdoren dhe nga telefoni. Materialet inteaktive që H5P ofron, janë një mjet i shkëlqyer për krijimin e përmbajtjes mësimore në formë tërheqëse dhe angazhuese. Videoja interaktive është një ndër këto mjete. Përmes këtij opsioni mësuesi mund të integrojë videon në platformë dhe më pas të shtojë në të komente apo titra në shqip, quize, links etj. Flashcards, drag and drop, quiz, ese e shumë elementë të tjerë. Mund të kombinosh bukur tekst, imazhe, prezantime e video të ndryshme.

Shikoni tutorialet për H5P.