5 mënyra si të mbështesim nxënësit përpara provimeve

5 mënyra si të mbështesim nxënësit përpara provimeve

Përgatitja për provime duhet të shihet si një përpjekje në grup. Është shumë e rëndësishme që mësuesit të kryejnë aktivitete të përbashkëta me nxënësit përpara provimeve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i drejtojnë nxënësit jo vetëm drejt rezultateve të mira por mund të ulin dhe tendencën e tyre për të kopjuar.

Periudha e provimeve përjetohet me shumë stres çdo vit si nga nxënësit ashtu edhe nga mësuesit. Për ta bërë sa më të lehtë këtë proces, artikulli më poshtë sugjeron 5 teknika për t’i ardhur në ndihmë nxënësve gjatë përgatitjes për provime.

  1. Prezantojini nxënësve tuaj formatet e testeve të kaluara dhe punoni mbi to.
  2. Realizoni teste prove që nxënësit të mësohen me idenë e testimit.
  3. Lidhni koncepte, formula, ide që shpjegohen në klasë gjatë vitit me testin përfundimtar.
  4. Punoni me ato tema që kanë më shumë të ngjarë të jenë pjesë e testimit, duke bërë edhe përsëritje të njohurive bazike, nëse është nevoja.
  5. Jepni këshilla që nuk lidhen drejtëpërsëdrejti me testimin, si psh: të bëjnë gjumë të qetë, të ushqehen mirë, etj.


————————————————————–

Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen methodlearning.com. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.

—————————————————————–