7 në 10 të diplomuar, të punësuar 1 vit pas diplomimit

7 në 10 të diplomuar, të punësuar 1 vit pas diplomimit

Me kënaqësi mund të themi se 6 muajt e parë të vitit 2022 janë përfunduar me një sërë arritjesh dhe suksesesh.

Gjetjet nga raporti i fundit i gjurmimit tregojnë se 7 në 10 (71%) të diplomuar në vitin 2021 nga shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë” janë të punësuar një vit pas përfundimit të shkollës. Kjo përqindje është 2 herë më e madhe se sa përqindja e punësimit në vitin shkollor 2015-2016, duke shënuar kështu
nivelet më të larta ndër vite. Përqindja e atyre që nuk punojnë dhe nuk studiojnë është përgjysmuar në krahasim me brezin e vitit 2015-2016. Për të diplomuarit në vitin 2021, vetëm 10% vazhdonin studime të mëtejshme dhe nuk ishin në marrëdhënie pune. Norma e papunësisë është ulur në 18%.

Të diplomuarit nga shkollat partnere janë duke fituar më shumë të ardhura nga viti në vit. Një në pesë të diplomuar (19%) kishin të ardhura mujore mbi 80,001 Lek neto, një vit pas diplomimit. Përqindja e të diplomuarve me të ardhura më pak se paga minimale është përgjysmuar nga 15% në 8%. Ndërsa pjesa e atyre që kishin të ardhura më shumë se 50,001 Lek neto është rritur 8-fish nga 5% në 40%. Këto rezultate tregojnë për vlerësimin e kompanive që punësojnë këta profesionistë të rinj për aftësitë profesionale që të diplomuarit kanë fituar në shkollë. Për 57% të diplomuarve që punojnë puna e tyre aktuale lidhej me studimet e kryera. Gjetjet gjithashtu tregojnë një korrelacion pozitiv midis angazhimit në praktikë profesionale në biznes gjatë studimeve dhe përputhjes së punës aktuale me fushën e studimeve.

Për të lexuar raportin e plotë me rezultatet e gjurmimit të brezit 2020-2021 mund të konsultoni linkun më poshtë: