A mund ta reduktojmë kopjimin?

A mund ta reduktojmë kopjimin?

Mësuesit vazhdimisht pyesin veten dhe kolegë të tyre sesi mund të ndalojnë nxënësit së kopjuari. Pandemia e bëri këtë pyetje edhe më prezente, pasi mësuesit filluan të shqetësoheshin më shumë për cilësinë e të mësuarit dhe për mundësinë e nxënësve për kopjim.

Artikulli sugjeron që mësuesit të reflektojnë si fillim për pyetjet:

  • Pse nxënësit e tyre kopjojnë?
  • Si mund të eleminojnë mësuesit kulturën ose dëshirën e nxënësve për të kopjuar?

Ja disa teknika që sugjerohen për t’i pasur parasysh:

  1. Përpiquni të ulni nivelin e stresit dhe ankthit që nxënësit përjetojnë për shkak të testimeve.
  2. Bëni të qarta që në fillim pritshmëritë tuaja dhe njohuritë që po testoni.
  3. Hartoni pyetje logjike pasi eleminojnë shancet për të kopjuar.
  4. Shpjegoni paraprakisht natyrën dhe strukturën e pyetjeve që do të përdorni.
  5. Bëni teste provë dhe diskutoni në grupe rreth formatit, pyetjeve, mënyrës së përgjigjeve etj.
  6. Merrni kohë me nxënësit tuaj pas këtyre testimeve për të reflektuar rreth progresit dhe për t’i dhënë feedback.
  7. Diskutoni me ta rreth pikave të tyre të forta, çfarë duhet të përmirësojnë, strategjitë e përmirësimit dhe së fundi si do të kërkojnë ata ndihmën tuaj për t’u përmirësuar.


————————————————————–

Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen edutopia.org. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.

—————————————————————–