“Aftësi për Punë” mbështet më shumë ofrues të AFP në fazën e dytë

“Aftësi për Punë” mbështet më shumë ofrues të AFP në fazën e dytë

“Aftësi për Punë” është aktualisht në fazën e tij të dytë, e cila nisi në maj 2019 dhe do të zgjasë deri në qershor 2023. Gjatë kësaj faze është rritur numri i ofruesve të arsimit profesional që mbështeten nga projekti, nga 6 në 10. Nga shtatori 2019, Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë si dhe shkollat profesionale “Ali Myftiu” dhe “Salih Ceka” në Elbasan janë partnere të projektit.

“Aftësi për Punë” i ka mbështetur shkollat e reja partnere të përcaktojnë prioritetet strategjike dhe të hartojnë planet e përbashkëta të veprimit për periudhat janar – qershor 2020 dhe korrik 2020 – qershor 2021. Këto plane po firmosen nga S4J dhe secili institucion partner.

   

Ndërkohë, tre shkollat e reja partnere nisën të zbatojnë skemën e praktikave profesionale që S4J ka përshtatur nga modeli zviceran. Ato nënshkruan Memorandume Mirëkuptimi (MM) me biznese të reja ose formalizuan bashkëpunimin me biznese ekzistuese. Me mbështetjen e projektit, Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë nënshkroi MM me 12 operatorë e agjenci turistike. “Aftësi për Punë” i mbështeti shkollat që t’i orientonin nxënësit e klasave të 10-ta për të aplikuar për herë të parë në praktika profesionale në kompani.

   

Stafi i institucioneve të reja partnere mori pjesë në trajnime të mundësuara nga S4J, si: marketingu digjital, programi i menaxhimit financiar “Alfaweb”, trajnime mbi pedagogjinë e teatrit, hartimin, vlerësimin dhe monitorimin e planeve mësimore, webinarë mbi mësimin në distancë dhe zhvillimin e materialeve digjitale etj.

    

    

Jemi shumë entuziastë për bashkëpunimet e reja dhe i urojmë shkollave partnere një vit të mbarë shkollor!