Aktivitete interesante me nxënësit në përfundim të vitit shkollor

Aktivitete interesante me nxënësit në përfundim të vitit shkollor

Në përfundim të shkollës sugjerohet një moment reflektimi me nxënësit tuaj rreth mbylljes së këtij viti shkollor. Kjo mund të organizohet në formën e aktiviteteve të përbashkëta në ditën e fundit të shkollës e deri tek bisedat informale jashtë saj, rreth vështirësive dhe progresit tuaj të përbashkët. Është shumë e rëndësishme që të ogranizohen aktivitete të tilla me nxënësit, që ata të kenë mundësinë të kthejnë kokën pas dhe të kuptojnë së bashku me ju, se sa kanë ndryshuar në aspektin akademik, por edhe atë personal. Ky vit, më shumë se çdo vit tjetër, ka sjellë ndryshime të mëdha, si në metodat e mësmdhënies, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Ja disa nga mënyrat që artikulli sugjeron:

Guri i kujtimeve

Nëpërmjet këtij aktiviteti argëtues nxënësit reflektojnë rreth vitit që lanë pas. Ata pikturojnë një gurë dhe të shkruajnë fjalë që u kujtojnë atyre mësimet e marra, ndjenjat ose aktivitetet që duan të mbajnë mend nga ky vit shkollor. Më pas nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve: “Çfarë mësuam nga ky vit? Si ndihemi në përfundim të tij? Cila ishte gjëja më e rëndësishme që do të mbajnë mend?’’.

Leter për të ardhmen

Ndihmoni nxënësit tuaj të mendojnë për planet e tyre për të ardhmen dhe të planifikojnë hapat e ardhshëm. Zhvilloni aktivitetin e përbashkët të shkrimit të një letre të cilën ai drejtojnë vetes në të cilat ata shënojnë çfarë kanë përmirësuar nga ky vit shkollor në aspektin akademik dhe personal dhe qëllimet e tyre për vitit tjetër.

————————————————————–

Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen edutopia.org. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.

—————————————————————–