Angazhimi i ish-nxënësve për pasurimin e përvojës në shkollë

Angazhimi i ish-nxënësve për pasurimin e përvojës në shkollë

Krijimi i grupeve të Alumni (ish-nxënës) në Facebook për ofruesit partnerë të projektit “Aftësi për Punë” është një tjetër iniciativë nga S4J. Grupi i parë Alumni u krijua në Facebook për shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Qëllimi është krijimi i një komuniteti të të diplomuarve të shkollës ku ata të shkëmbejnë përvoja, histori suksesi, oferta punësimi, ftesa për trajnime ose aktivitete të tjera të organizuara nga shkolla dhe të kontribuojnë në zhvillimin profesional të nxënësve aktualë të shkollës dhe orientimin e tyre në karrierë.