Bashkëpunimi mes OJF-ve dhe shkollave profesionale në mbështetje të nxënësve nga grupet vulnerabël
Raport
Qëllimi i këtij dokumenti është të eksplorojë rëndësinë e bashkëpunimit mes OJF – ve dhe shkollave të arsimit profesional për mbështetjen dhe fuqizimin e nxënësve që vijnë nga grupet vulnerabël. Dokumenti thekson rëndësinë e partneriteteve të qendrueshme mes shkollave dhe OJF – ve dhe argumenton se duke u mbështetur në pikat e forta dhe burimet e secilit sektor mund të krijohen sisteme gjithëpërfshirëse mbështetjeje që u vijnë në ndihmë nevojave të ndryshme të fëmijëve vulnerabël. Në kontrast me këtë, disa mendojnë se shkollat dhe sistemi arsimor në tërësi duhet të kenë sistemet e tyre të brendshme të qendrueshme të mbështetjes së këtyre nxënësve, pasi mbështetja tek OJF – të është sporadike dhe e paqëndrueshme. Megjithatë, në këtë dokument do të argumentohet mundësitë e kapërcimit të këtyre sfidave dhe për përfitimet e këtij bashkëpunimi. Së fundmi, do të ofrohen rekomandime për përmirësimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti.