Çfarë duhet patur parasysh gjatë digjitalizimit të një materiali mësimor?

Çfarë duhet patur parasysh gjatë digjitalizimit të një materiali mësimor?

Materialet mësimore digjitale janë materiale të publikuara në format digjital, të cilat mund të përfshijnë video, quizze, ushtrime interaktive, lojëra, e-books etj. Në skuadrën e platformës MësoVet ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë këtij procesi, duke u përpjekur që çdo material mësimor ta sjellim vizualisht tërheqës dhe interaktiv për nxënësit. Tashmë janë përfshirë edhe mësuesit, të cilët në jo pak raste na drejtohen për t’u konsultuar me ne rreth këtij procesi.

Platforma MësoVet ka një gamë të gjerë funksionalitetesh të cilat të lejojnë të ‘luash’ me materialin. Edhe pse çdo përdorues ka një koncept individual për mënyrën sesi dëshiron që kursi të paraqitet, disa udhëzime të përgjithshme që duhen patur parasysh janë si më poshtë:

  1. Të njohësh mirë përdorimin e funksionaliteteve që ofron platforma.

Duke qenë njohës i mirë i funksionaliteteve të platformës MësoVet, është më e thjeshtë të konceptualizosh sesi një tekst mësimor mund të përshtatet në të.  Kursi udhëzues për përdormin e platformës[H1]  përmban një sërë videosh të dedikuara për çdo përdorues me të drejta redaktimi. Shkurtimisht më poshtë po paraqesim disa prej opsioneve më të përdorshme dhe llojet e materialeve që përshtaten me to:

  • Dialog cards: për të shpjeguar koncepte të ilustruar me imazhe;
  • Timeline: për të vendosur paragrafëve të shkurtër sipas një rendi të caktuar;
  • Image Hotspot: për të treguar karakteristikat/veçoritë për një objekt, ngjarje etj, ku shpjegimi është i dhënë me pika;
  • Interactive Video: për të shoqëruar me komente dhe shpjegime një video të caktuar;
  • Question set: një set me ushtrime në formate të ndryshme;
  • Të copëzosh tekstin në paragrafë të shkurtër.

Përshtatja e materialit kërkon domosdoshmërisht edhe copëzimin e teksit në paragrafë për ta sjellë vizualisht më tërheqës dhe që nxënësi ta ketë më të thjeshtë përvetësimin e informacionit. Duke pasur në konsideratë që pjesa më e madhe e përdoruesve përdorin smartphone, ne synojmë të mos e mbingarkojmë ekranin me sasi të gjata teksti.

  • Të integrosh multimedia me cilësi të lartë.

Përdorimi i fotove ilustruese apo Gifs është një tjetër teknikë e cila mundëson që nxënësi të lidh një koncept të caktuar me figurën dhe si rrjedhojë ta memorizojë më lehtë atë.

  • Mos e mbingarko faqen kryesore të kursit.

Si çdo platformë, edhe MësoVet përditësohet vazhdimisht me opsione të reja interaktive që i shtojnë mësuesit përzgjedhjen gjatë procesit të digjitalizimit. Një shembull i tillë është përdorimi i Interactive Book i cili mundëson krijimin e E-Books që janë shumë praktike në ndarjen e çështjeve mësimore nga njëra-tjetra brenda një teme dhe rrjedhimisht duke e mbajtur faqen e parë sa më të organizuar.

  • Formatimi i tekstit dhe madhësia e shkrimit.

Për të patur një tekst të rregullt, duhet mbajtur në konsideratë që çdo paragraf duhet redaktuar duke përdorur formatin e paracaktuar në mënyrë që materiali të jetë uniformë. Ju mund të luani me madhësinë e shkrimit për të theksuar koncepte të caktuara ose për të theksuar tituj/nëntituj.