Digjitalizimi i të dhënave administrative për një menaxhim më efektiv të arsimit profesional

Digjitalizimi i të dhënave administrative për një menaxhim më efektiv të arsimit profesional

Për të lehtësuar më tej procesin e mbledhjes dhe raportimit të të dhënave administrative, “Aftësi për Punë” nisi zhvillimin e një softueri të menaxhimit të të dhënave për ofruesit partnerë. Duke e parë këtë iniciativë të dobishme për të gjithë ofruesit e AFP-së në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) kërkoi mbështetjen e projektit për ta zgjeruar atë në nivel kombëtar. Si rezultat, gjatë muajve të kaluar, S4J në bashkëpunim të ngushtë me AKPA zhvilloi softuerin e menaxhimit të të dhënave që do të përdoret nga 34 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-56-1-1024x497.png
This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-56_LI-1024x492.jpg

Zhvillimi i 5 moduleve të të dhënave (për nxënësit/kursantët, bizneset partnere, stafin, infrastrukturën dhe ofertën) po finalizohet. Për më tepër, 200 punonjës të institucioneve të AFP janë trajnuar për të përdorur softuerin. Ka nisur procesi i mbledhjes së të dhënave për shumicën e moduleve, dhe në javët në vijim raportet e para do të gjenerohen nga sistemi.