Doni të dini më shumë mbi Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri?

Doni të dini më shumë mbi Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri?

Projekti “Aftësi për Punë’’ ka marrë një nismë  të re: “Pyetje dhe përgjigje me S4J’’. Nën moderimin e Blendi Salaj, gazetar në televizionin A2-CNN dhe ekspertëve të projektit S4J dhe më gjerë, ky cikël bisedash ka për qëllim t’u japë përgjigje të gjithë atyre që duan të dinë më shumë mbi AFP në Shqipëri.

Deri tani janë zhvilluar dy webinare me pyetje dhe përgjigje nga ekspertët e S4J. Në webinarin e dytë, ishin të ftuar edhe dy ekspertë të jashtëm: Monika Farka, Themeluese dhe Menaxhere e Përgjithshme e AIMS International dhe Gid Shaqiri, Menaxher i Përgjithshëm, MK Hotel Tirana. Disa prej pyetjeve që ekspertët iu dhanë përgjigje, kishin të bënin me cilësinë e mësimdhënies në arsimin profesional, rëndësinë e kryerjes së praktikave profesionale në biznes, mundësitë e punësimit pas përfundimit të arsimit profesional apo profesionet më të kërkuara në Shqipëri. Webinaret mund t’i ndiqni më poshtë.

Webinari 1
Webinari 2