Drama në klasë: Mësim interesant dhe angazhues

Drama në klasë: Mësim interesant dhe angazhues

Drama dhe Teatri në Edukim janë forma alternative të edukimit, ku nxënësit mund të shprehin mendimet e tyre dhe të njohin më mirë botën dhe veten. Drama në edukim i bën pjesëmarrësit të angazhohen drejtpërdrejt me njohuritë që marrin në procesin mësimor dhe e bën mësimin më tërheqës.

Për të prezantuar mësuesit me këto koncepte, “Aftësi për Punë” organizoi një aktivitet në shkollën profesionale “Gjergj Canco”. Sonila Kapidani, një nga themelueset e organizatës “Qendra për Kërkime Progresive”, prezantoi mësuesit me një “Lojë” që shërben si një metodë e strukturuar e të mësuarit për të angazhuar studentët në pjesëmarrje aktive. Kjo u pasua nga një diskutim: “Mësimdhënia me në qendër mësuesin kundrejt mësimdhënies me në qendër nxënësin”, e moderuar nga Prof. As. Dr. Robert Gjedia.