Drama në klasë: Të mësuarit përmes imagjinatës
Drama në edukim mbështetet në pedagogjinë kritike dhe metodologjinë konstruktive si një mënyrë e dëshmuar që i sjell pjesëmarrësit në angazhim të drejtëpërdrejtë me përvojat e njohurive që marrin në procesin mësimor. Sidomos në arsimin profesional nevoja e praktikës është domosdoshmëri, ndaj të mësuarit duke bërë është mënyrë që fton për nga angazhimi duke e bërë të mësuarit të dashur për pjesëmarrësit. Kjo metodë u shërben të dyja palëve: mësimdhënësve dhe nxënësve, sepse:
- Ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale të mësuesve;
- Kontribuon në fuqizimin e identitetit profesional të tyre;
- Përmirëson aftësitë e tyre mësimore dhe organizative;
- Ndihmon jashtëzakonisht shumë në arritjen e qëllimeve mësimore si mësimdhënësit ashtu edhe nxënësit;
- Përforcon vetëdijen mbi domosdoshmërinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të mësuarit gjatë gjithë jetës;
- Ndihmon nxënësit të zhvillojnë bashkëpunim dhe ndërveprim efektiv brenda dhe jashtë ambientit shkollor.
Qëllimi i këtij udhëhapësi nga Shkëlzen Berisha dhe Sonila Kapidani është të njihet drama në edukim dhe mundësitë e saj, teknikat e punës dhe mënyra bazë përdorimi. Të promovohet rëndësia e dramës në klasat e shkollave profesionale, si një mjet për të motivuar dhe fuqizuar mësimin në fusha të ndryshme të kurrikulës, me prezantim bërthamë lëndën e gjuhës.
Publikimin mund ta lexoni më poshtë.