E ardhmja është tani: një vit akademik në realitetin e ri
“Aftësi për Punë” sjell një listë sugjerimesh dhe masash që duhet të merren nga shkollat për këtë vit akademik e më tej, duke marrë parasysh që pandemia do të jetë e pranishme për disa kohë. Situata e krijuar nuk duhet të ndalojë institucionet arsimore dhe partnerët e tyre të vazhdojnë përpjekjet e tyre për formimin e brezave të rinj. Përkundrazi, në kohë krizash shfaqen përpjekje të koordinuara dhe zgjidhje novatore.
Duke marrë parasysh masat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë shëndetësore në institucionet arsimore, sugjerohet që mësuesit të kombinojnë metoda të ndryshme të të nxënit për t’i mbajtur të rinjtë të angazhuar. Kjo kërkon që shkollat ta organizojnë kurrikulën e tyre duke kombinuar metodat brenda dhe jashtë klasës, ku të mbizotërojë të nxënit online. Materialet online do të duhet të jenë lehtësisht të akesueshme për të rinjtë, ndërsa mësuesit duhet të trajnohen që t’i bëjnë këto materiale sa tërheqëse për nxënësit.
Një sfidë tjetër për institucionet e AFP-së është zhvillimi i praktikave profesionale në biznese, në një situatë ku masat e sigurisë shëndetësore janë të domosdoshme dhe distancimi fizik mbetet një mundësi. Kjo do të kërkojë koordinim dhe fleksibilitet midis shkollave dhe kompanive partnere, duke siguruar një mjedis të sigurtë në biznes për praktikantët. Ata gjithashtu duhet të marrin në konsideratë mundësinë e realizimit të praktikave profesionale në distancë, si dhe modalitetin e mentorimit të nxënësve nga bizneset, në rastet e periudhave të distancimit fizik. Është gjithashtu e nevojshme që shkollat të angazhohen në dialog me kompanitë për aftësitë që kërkohen dhe janë të nevojshme për tregun e punës, pasi këto nevoja do të ndryshojnë vazhdimisht.
Lexoni këtu publikimin e plotë.