Eventi i organizuar nga ETF për platformën MësoVET

Eventi i organizuar nga ETF për platformën MësoVET

Vështirësitë me të cilat u përballëm gjatë këtij një viti e gjysmë, na mësuan shumë dhe na krijuan mundësinë për të sjellë në arsimin profesional risi dhe novacion. Në pamundësi për të vazhduar me metodologjitë dhe teknikat e mësimdhënies me të cilat ishim mësuar, mësuesit dhe nxënësit filluan të përdornin mënyra të reja të mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Projekti ‘’Aftësi për Punë’’ u ftua për të ndarë eksperiencën e tij me projekte të ngjashme në fushën e arsimit dhe formimit profesional, në webinarin e datës 8 Qershor 2021, të organizuar nga European Training Foundation (ETF), në lidhje me përdorimin e platformës MësoVET.al për mësim të kombinuar. Qëllimi i webinarit ishte prezantimi i mënyrës se si projekti e ka konceptuar përfshirjen e një platforme digjitale si një mjedis jo vetem për vendosjen e materialeve mësimore, por edhe si mbështetëse e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit, si nëpërmjet mësimit të kombinuar, ashtu edhe atij në distancë, bazuar në interaktivitet, nxitje angazhimi, gjithëperfshirje etj.

Webinari u konceptua në tri pjesë, ku në pjesën e parë u prezantua vizioni i projektit si mbështetëse e formave të ndryshme të zhvillimit të mësimit; në pjesën e dytë u diskutua rreth anës teknike të platformës dhe në pjesën e tretë biseda u përqëndrua më shumë në aspektin pedagogjik të përdorimin të platformës për mësim të kombinuar dhe në distancë.