Eventi: “Novacioni në mësimdhënie – Mësuesit tregojnë’’
Projekti ‘’Aftësi për Punë’’ organizoi në prag të mbylljes së viti shkollor eventin ‘’Novacioni në mësimdhënie – Mësuesit tregojnë” për të diskutuar së bashku me mësuesit praktikat më të mira të mësimdhënies gjatë vitit që lamë pas dhe për të festuar përfundimin e vitit shkollor. Ky event u organizua në vazhdimësi të publikimit të numrit të dytë të praktikave më të mira në mësimdhënie, botim i cili sjell përvojat e 12 mësuesve të shkollave partnere.
Nëpërmjet dëshmive të tyre, mësuesit na njohin me kontekstin në të cilin janë gjendur, nevojën për novacion, vështirësitë dhe sfidat e ndeshura, impaktin e nismave të tyre në mësimdhënie dhe të nxënë, mësimet e nxjerra, si dhe këshilla se si këto metoda dhe veprimtari mund të replikohen edhe nga mësues të tjerë. Praktikat e mira të prezantuara nga mësuesit trajtuan tre tematika kryesore: materiale mësimore digjitale, metodat aktive të mësimdhënies dhe platformat online.
Më poshtë mund të shkarkoni publikimin “Novacioni në mësimdhënie gjatë pandemisë – Praktikat më të mira”.