Festojmë një vjetorin e akademisë CISCO të projektit ‘Aftësi për punë’ S4J

Festojmë një vjetorin e akademisë CISCO të projektit ‘Aftësi për punë’ S4J

‘Aftësi për Punë’ S4J është aktualisht një nga nëntë akademitë e licencuara CISCO që veprojnë në Shqipëri. Që nga viti 2017, projekti po mbështet ofruesit e AFP-së, partnerë të tij, duke i dhënë mundësinë të integrojnë kurset online të akademisë si materiale mësimore.

Këtë muaj festojmë arritjet e mëposhtme:

  • 17 mësues të TIK-ut të certifikuar si instruktorë CISCO nga shkollat profesionale ‘Kolin Gjoka’, ‘Gjergj Canco’ dhe ‘Pavarësia’;
  • 369 nxënës të regjistruar në S4J CISCO NetAcad (nga të tre shkollat);
  • 66 nxënës të certifikuar në kurset ‘Internet of Things’ dhe ‘Packet Tracer’;
  • 18 kurse të zhvilluara nga mësuesit e TIK-ut;
  • 3 laboratorë me paisje CISCO në shkolla, që mundësojnë formimin praktik të nxënësve.

Ky kontribut është vlerësuar shumë nga të gjithë mësuesit, nxënësit dhe drejtuesit e shkollave. Këtë vit akademik, projekti po monitoron nga afër mënyrën e integrimit të NetAcad në kurrikulat shkollore si edhe mënyrën e përdorimit të materialeve përkatëse mësimore.

Kjo nismë është përshëndetur nga Agjencia Kombëtare për AFP-në dhe Kualifikimet (AKAFPK), si një strategji që jo vetëm lidh programet aktuale të AFP-së me standardet e industrisë, por edhe përgatit terrenin në mënyrë që shkollat të funksionojnë si qendra shumëfunksionale.