Fuqizimi i Bordeve Drejtuese për një arsim profesional të orientuar nga tregu i punës

Fuqizimi i Bordeve Drejtuese për një arsim profesional të orientuar nga tregu i punës

Në kuadër të mbështetjes së Bordeve Drejtuese të ofruesve partnerë, gjatë muajit shkurt dhe mars “Aftësi për Punë” zhvilloi takime për informimin dhe kapacitimin e tyre. Synimi është që Bordet Drejtuese të nxisin vendimmarrjen bazuar në të dhëna, të orientojnë shkollat të përshtaten për vitin e ri shkollor duke marrë parasysh ndryshimet e shkaktuara nga situata e pandemisë dhe të ndihmojnë në punësimin e shpejtë të të rinjve. Gjatë këtyre takimeve bordet u prezantuan me të dhënat e gjurmimit paraprak të të diplomuarve në vitin 2020 nga shkollat partnere. Në disa prej ofruesve partnerë u diskutuan edhe nisma konkrete për bashkëpunim me bizesin dhe u prezantua Njësia e Zhvillimit.

Bordet Drejtuese të shkollave profesionale përbëhen nga:

  • 2 përfaqësues nga sektori privat, ku njëri prej tyre është kryetar bordi;
  • 1 përfaqësues nga Këshilli i Qarkut;
  • 1 përfaqësues nga Zyra Rajonale e Punës;
  • 1 përfaqësues nga Zyra Vendore e Arsimit;
  • 1 mësues i shkollës;
  • 1 nxënës i shkollës.