Gjurmimi në nivel kombëtar

Gjurmimi në nivel kombëtar

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë (S4J), ka ndërmarrë gjurmimin në nivel kombëtar të të certifikuarve dhe të diplomuarve nga 36 shkollat publike të arsimit profesional dhe 10 qendrat e formimit profesional, me qëllimin e përgjithshëm të monitorimit të
treguesve kryesorë të tregut të punës për të certifikuarit dhe diplomuarit nga sistemi i AFP-së.

Studimet e gjurmimit ofrojnë një tablo më të qartë të integrimit të të diplomuarve dhe të certifikuarve në tregun e punës dhe përfaqësojnë një burim të rëndësishëm për vlerësimin dhe mbështetjen në përmirësimin e cilësisë dhe përputhshmërisë së arsimit dhe formimit profesional me tregun e punës.

Më poshtë do të gjeni raportet për vitn 2019-2020 dhe 2020-2021.