Shkolla “Hamdi Bushati”: Arti i transformimit

Shkolla “Hamdi Bushati”: Arti i transformimit

Shkolla “Hamdi Bushati”,Shkodër iu bashkua projektit Aftësi për Punë në fund të vitit 2017. Në atë kohë reputacioni i shkollës nuk ishte shumë i lartë.  Gjatë vitit 2017-2018, kishte vetëm 144 nxënës të regjistruar në 3 drejtimet  që ofronte shkolla. Para kësaj periudhe, për 6 vite me radhë shkolla ofronte 4 profile në 3 drejtimet e studimit. Bashkëpunimi me kompanitë nuk ekzistonte. Të nxënët praktik realizohej në laboratorët e shkollës. Çfarë vijon është  një përmbledhje e proceseve transformuese të  shkollës përgjatë 5 viteve akademike.

Sollëm bizneset pranë shkollës dhe shkollën pranë biznesit

Në vijim të modelit të ndërtuar nga projekti Aftësi për Punë, u vendosën partneritete individuale me kompanitë nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit. Si rezultat, vetëm gjatë vitit të parë të bashkëpunimit me projektin u nënshkruan 34 marrëveshje të tilla.  Mes shumë konflikteve të brendshme të stafit të shkollës, tre mësues dolën vullnetarë që të angazhonin nxënësit në të nxënit përmes punës. Në qershor të vitit 2022, 217 kompani kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shkollën “Hamdi Bushati”, 163 prej të cilave kishin 443 nxënës të shkollës si praktikantë në bizneset e tyre (gjatë vitit shkollor 2021-2022). Kjo do të thotë që 60% e nxënësve të shkollës ishin angazhuar në praktika profesionale afatgjata në kompani. Në vitin shkollor 2022-2023, shkolla e filloi shpërndarjen e nxënësve në kompani që në javën e dytë, me qëllim përmbushjen e objektivit të vitit ku më shumë se 70% e nxënësve duhet të ndjekin praktikën profesionale afatgjatë në kompani. Pjesëmarrja e ekspertëve të industrisë gjatë procesit mësimor, leksionet e të ftuarve, vlerësimet e provimeve, projektet (lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare), grupet e punës janë kthyer tashmë në normë. Kryetari i Bordit Drejtues z.Gjergj Leqejza është një model i jashtëzakonshëm i udhëheqjes dhe drejtimit, i cili premton ta ngrejë shkollën në një nivel tjetër me strategjinë e re, që shkolla po harton.

Perceptimi është gjithçka

Një shprehje e vjetër shkodrane thotë: perceptimi është gjithçka dhe shkodranët jetojnë bazuar në këtë shprehje :). Drejtuesit e shkollës kanë qenë shumë këmbëngulës me kërkesat drejtuar projektit për rinovimin e ambienteve tw brenshshme të shkollës. Të përkushtuar për të bashkëpunuar  me kompanitë për të nxënët praktik, stafi i shkollës  këmbënguli që investimet të përqëndroheshin më tepër në  krijimin e  një mjedisi të brendshëm që do t’i shtynte nxënësit drejt një ndjenje përkatësie dhe krenarie.  Pas investimeve modeste në mjediset e brendshme të shkollës,  stafi  dhe nxënësit ndërmorën  një fushatë “agresive” bazhuar në parimin: ne nuk lutemi  për vëmendjen e medias, ne bëhemi lajmi (i mirë). Aktivitetet, më së shumti të organizuara nga palë të treta, me pjesëmarrjen e kompanive, nxënësve, prindërve dhe stafit të shkollës ia arritën të tërhiqnin vëmendjen e banorëve të qytetit. Gjatë vitit shkollor 2018-2019 regjistrimet e nxënësve u rritën me 95%. Duke qenë se regjistrimet kanë rënë kohët e fundit (218 regjistrime për vitin shkollor 2022-2023), shkolla po investon vetë për të aktivizuar programet e nivelit 5 të KSHK-së ndërsa pret t’i jepet statusi i qendrës multifunksionale nga MFE. Kjo do ta ndihmonte shkollën të mbesë relevante për kompanitë lokale në nevojë të dëshpëruar për punonjës të kualifikuar. Me shpresën  qëRCF (Fondi Rajonal i Sfidave) i KFW-sëdo të sjellë lajme të mira në raundin e fundit të vlerësimit, në mënyrë që shkolla të hapë  vitin e ardhshëm akademik profilin ‘Menaxherë për Shërbimet Hoteleri- Turizm”.

Diversikimi i ofertës për të mbetur relevant

Me regjistrimin e më shumë nxënësve, shkolla mund të aktivizojë më shumë profile (profesione) në drejtimet që ofron. Bazuar tek të dhënat e gjurmimit dhe kërkesat e kompanive, shkolla vendosi të ndalojë ofrimin e disa profileve dhe filloi të ofrojë disa të tjera. Kjo solli shumë sfida të brendshme duke qënë se nevojitej shumë punë për të zgjeruar ofertën. Duke filluar nga viti shkollor 2018-2019 shkolla zgjeroi ofertën e saj me një program të ri, duke arritur pikën më të lartë gjatë vitit shkollor 2021-2022 me 8 profile aktive. Kjo krijoi mundësi më të mira për nxënësit të cilët mund të zgjedhin në cilin profesion të specializohen në bazë të preferencave të tyre. Ofrimi i programeve të reja krijoi nevojën për qasje ndaj kompanive nga sektorët e rinj (p.sh. shitje me pakicë, sigurime, modë) dhe përshtatje e modelit të praktikave profesionale afatgjata në kompani. Përveç kësaj, u investua në trajnimin e mësuesve, zhvillimin e materialeve mësimore, si dhe promovimin e praktikave të mira. Tani shkolla po përgatitet të përqafojë një sfidë të re në vitin e ardhshëm shkollor, përfshirjen në programet e nivelit 5 të KSHK-së.

Punë e vazhdueshme me tregun e punës

Pothuajse 3 në 4 të diplomuar (73% e të diplomuarve në vitin 2021) punojnë një vit pas diplomimit, me 25 pikë pëqindje mbi nivelin bazë (48%). Lajmi më inkurajues lidhet me nivelin e të ardhurave të të diplomuarve. Përqindja e të diplomuarve që fitojnë të ardhura 35 001 lekë neto në muaj, është rritur gati 5 herë nga 14% (e të diplomuarve në vitin 2017) në 68% (e të diplomuarve në vitin 2021). Ndërkohë, përqindja e të diplomuarve që kanë paga më të larta (50 001 lekë neto në muaj) u rrit me mbi 5 herë nga 7% (e të diplomuarve në vitin 2017) në 39% (e të diplomuarve në vitin 2021).

Një menaxher i ri po drejton më tej procesin e transformimit

Kompanitë në Qarkun e Shkodrës kanë gjetur një partner të besueshëm në shkollën ‘Hamdi Bushati’. Kjo duket qartë nga rritja e numrit të praktikantëve që ata marrin dhe tek pagat gjithnjë e më të larta që u japin të diplomuarve nga kjo shkollë. Pritet që ky lajm i mirë të arrijë tek prindërit dhe nxënësit, të cilët më pas do të marrin një vendim për karrierën e të tyre të ardhshme.  Prej vitit 2020-2021, shkolla ka një drejtuese të re. Pas një vlerësimi fillestar, ajo ka mbështetur të gjitha iniciativat e promovuara nga projekti “Aftësi për Punë” dhe ka punuar ngushtë me Kryetarin e Bordit Drejtues dhe stafin për të nxitur më tej procesin e ndryshimit. Drejtuesit i dhe stafi i shkollës “Hamdi Bushati” janë besimplotë për të qenë të hapur dhe transparent ndaj grupeve të interesit kur reflektojnë mbi progresin dhe hapat e mëtejshëm. Kjo do t’ju vijë në ndihmë gjatë hartimit të strategjisë për 4 vitet e ardhshme.

Donim të sillnim tek ju këtë model suksesi me shpresën se do të frymëzojë ofruesit e tjerë të arsimit profesional për t’ju përkushtuar proceseve transformuese.