Instrumente për Monitorimin e Kurrikulës së Zbatuar në Institucionet Ofruese të AFP-së

Instrumente për Monitorimin e Kurrikulës së Zbatuar në Institucionet Ofruese të AFP-së

Doracaku “Monitorimi i kurrikulës së zbatuar të AFP-së” është një material në ndihmë të mësimdhënësve, të drejtuesve të institucioneve ofruese të AFP-së, por posaçërisht për koordinatorët e kurrikulës së AFP-së, të cilët kanë përgjegjësi për të siguruar informacion dhepër të raportuar në institucion mbi ecurinë e zbatimit të kurrikulave shkollore.

Doracaku sjell për të interesuarit një tufë instrumentesh që shërbejnë për të vëzhguar, për të mbledhur të dhëna, për t’i përpunuar ato, për të kryer analiza të vlefshme dhe të besueshme që të mundësojnë rekomandime të efektshme për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit arsimor në mjediset e të nxënit, në klasa, në laboratorë, në mjediset e praktikës, në biznese etj, për të përfunduar me raportime për cilësinë e kurrikulës së zbatuar në institucionet ofruese të AFP-së. Në material ka dhe instrumente që lidhen me vëzhgimin dhe vlerësimin e procesit të hartimit të planeve vjetore të kurrikulës shkollore të AFP-së, të cilat mund të përdoren kryesisht deri në javën e parë të fillimit të vitit të ri, mësimor, periudhë dhe kur miratohen këto plane.