
Java e praktikave profesionale afatgjata e organizuar nga ‘ Aftësi për punë’ S4J
Nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, ‘Aftësi për Punë’ S4J dhe partnerët e saj do të organizojnë edicionin e dytë të ‘Javës së S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata’.
Panaire të Praktikave Profesionale Afatgjata, fjalime motivuese nga përfaqësues të biznesit dhe njerëz të famshëm, diskutime të hapura, seminare punë me përfaqësues të industrisë, takime me prindërit, orë të avancuara mësimi profesionistë të fushës janë disa prej aktiviteteve që do të organizohen gjatë kësaj jave në 5 qarqe të Shqipërisë: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Vlorë.
Java e Praktikave Profesionale Afatgjata e ‘Aftësi për punë’ S4J organizohet në kuadrin e ‘Javës Europiane të Aftësive Profesionale’. Gjatë kësaj jave të veçantë, vendet europiane organizojnë aktivitete dhe ngjarje të dedikuara për zhvillimin e aftësive dhe praktikave profesionale.
Që nga viti 2017, ‘Aftësi për Punë’ S4J është pjesë e Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale Afatgjata. Aktivitetet që do të zhvillohen gjatë Javës së ‘Aftësi për Punë’ S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata për këtë vit (2018) do të publikohen së shpejti edhe në faqen e internetit të Javës Europiane të Aftësive Profesionale.
Qëndroni të sintonizuar!
A jeni kureshtarë për të mësuar se çfarë ka ndodhur gjatë ‘Javës për Praktikat Profesionale Afatgjata’ të organizuar nga ‘Aftësi për Punë’ S4J në vitin 2017? Shikoni videon e plotë më poshtë.