Kapacitimi i koordinatorëve të Njësisë së Zhvillimit

Kapacitimi i koordinatorëve të Njësisë së Zhvillimit

Edhe këtë vit, Projekti ‘Aftësi për Punë’ po mbështet AKAFPK dhe AKPA per te realizuar trajnimin fillestar të koordinatorëve të Njësisë së Zhvillimit për funksionet e hartimit dhe zbatimit të projekteve zhvillimore, zhvillimit të marketingut dhe kryerjen e gjurmimit në nivel ofruesi.

Këto trajnime kanë për qëllim të kapacitojnë koordinatorët e shkollave publike profesionale dhe qendrave të formimit profesional në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë e secilit funksion. Secili trajnim ka 5 module të organizuara tematikisht sipas rolit dhe funksionit të koordinatorëve dhe po zhvillohet në formatin e ballë-për-ballë dhe online. Materialet e trajnimit vijnë dhe në formë digjitale në platformën MësoVET, ku mësuesit dorëzojnë dhe detyrat përfundimtare. Koordinatorët po trajnohen nga ekspertë të fushës dhe  do të përmbyllet me certifikimin e koordinatorëve. Ky trajnim do t’i ndihmojë mësuesit të kryejnë një punë cilësore brenda insitucioneve të tyre dhe të njihen me kolegë  me të cilët mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.