Katër kurse të shkurtër për nxënësit tuaj
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se tanimë jetojmë në një epokë digjitale ku prania e teknologjisë është bërë jo vetëm e pashmangshme por e nevojshme për të rritur cilësinë dhe efektivitetin. Arsimi është një nga fushat ku përdorimi i teknologjisë luan një rol kyc për të përgatitur nxënësit për tregun e punës. Askush më mirë se mësuesit nuk e di se sa e rëndësishme është të kenë materiale mbështetëse për t’i mësuar nxënësve këto aftësi. Plaftorma edu.praktika.al ofron ndër të tjera edhe kurse të shkurtra përmes të cilave nxënësit mund të përfitojnë aftësi të reja në pak minuta, në mënyrë të pavarur. Në këtë artikull kemi vecuar katër prej këtyre kurseve mbi përdorimin e Powerpoint për prezantime, përdorimin e Word-it, përdorimin e Excel, si dhe funskionimin e email-it në Outlook.
Kursi ‘’Përdorimi i PowerPoint” do t’ju ndihmojë të aftësoheni për të krijuar një prezantim të ri, të shtoni dhe modifikoni slide-t (faqet) e një prezantimi, të shtoni elementë të ndryshëm (tekst, foto, grafikë, ilustrime, video) në çdo slide si dhe të njihni dhe përzgjidhni mënyrën e duhur për të shfaqur prezantimin e krijuar në Power Point.
Kursi “Përdorimi i Microsoft Word” do t’ju ndihmojë të aftësoheni për të modifikuar një tekst të dhënë në Microsoft Word duke i ndryshuar stilin, madhësinë, ngjyrën etj. Në përfundim të kursit do të jeni në gjendje të përpunoni më shumë një material në Ëord duke shtuar dhe modifikuar imazhe, tabela, të përdorni menunë design dhe layout etj.
Kursi “Përdorimi i Microsoft Excel” do t’ju ndihmojë të aftësoheni për të përdorur me efikasitet programin Excel, të hapni libër pune të ri, të shtoni informacione të llojeve të ndryshme, të krijoni tabela, të shtoni ose fshini rreshta dhe kolona, të shikoni faqen e printimit dhe të sistemoni informacionin sipas kërkesave etj. Duke ndjekur kursin ju do të aftësoheni edhe për përllogaritje me anë të disa formulave të thjeshta. Kursi “Email-i, kontaktet, kalendari dhe ngjarjet në Outlook’’ do t’ju ndihmojë të njiheni më shumë me Outlook dhe gjithë funksionalitet e tij në lidhje me menaxhimin e email-it, kontakteve, ngjarjeve etj. Me ndjekjen e këtij kursi ju do të jeni në gjendje të identifikoni elementët e ndërfaqes Outlook, do të aftësoheni të konfiguroni këtë faqe sipas preferencave tuaja personale, të përdorni me efikasitet email-in, të kontrolloni dhe përditësoni listën e kontakteve, të menaxhoni kalendarin e aktiviteteve etj.