Si të krijojmë materiale mësimore digjitale tërheqëse për nxënësit

Si të krijojmë materiale mësimore digjitale tërheqëse për nxënësit

Pandemia i ekspozoi ofruesit partnerë të AFP-së ndaj një situate ku nxënësit dhe mësuesit nuk kishin në dispozicion materiale mësimore digjitale për mësimin në distancë. Për të mbështetur ofruesit partnerë të AFP-së në zhvillimin e materialeve tërheqëse dhe interaktive, “Aftësi për Punë” lehtësoi sesione trajnimi online për mësuesit e ofruesve partnerëve të AFP-së nga kompania zvicerane “Lernetz”. Me 27 pjesëmarrës dhe 16 mësues të trajnuar, këto sesione kishin për qëllim krijimin e ekspertëve në zhvillimin e materialeve digjitale si dhe trajnuesve profesionistë, shumë të nevojshëm në këtë fushë.

Për një përvojë angazhuese të mësimdhënies, pjesëmarrësve iu prezantua skema MAIPA e përdorur për strukturimin e moduleve të mësimdhënies. Mësuesit punuan në ekipe për lëndë të veçanta, duke krijuar profile nxënësish, në bazë të të cilave ata përgatitën materiale digjitale. Gjatë këtij procesi, ata patën seanca mentorimi nga kolegët e Lernetz. Në fund të trajnimit, të gjithë krijuan disa materiale mësimore digjitale multimediale, bazuar në profilet e nxënësve. Aktualisht, 69 lëndë dhe 6 module praktike online janë duke u përgatitur nga 52 mësues të ofruesve partnerë të AFP-së dhe 6 ekspertë të jashtëm.