Kurs i shkurtër për nxënësit tuaj: Si të përpilojmë një CV cilësore?
Punëdhënësit gjatë eksperiencës në shqyrtimin e aplikimeve për një pozicion të caktuar pune hasim shpesh CV që fatkeqësisht refuzohen që në fazën e parë. Atyre zakonisht ju duhen më pak se 8 sekonda për të vlerësuar nëse një CV do të kalojë për fazat e mëtejshme. Ndaj është shumë e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë rëndësinë e shkrimit të një CV-je të mirë dhe të shpenzojnë kohë dhe përpjekje për përmbajtjen dhe prezantimin e saj, pasi mund t’u rrisë shansin për t’i ftuar në një intervistë.
Po si mund të përpilohet një CV, me strukturën e duhur dhe duke evituar gabimet që bëhen shpesh nga të rinjtë? Për t’ju dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kapacituar nxënësit tuaj në shkrimin e një email-i profesional, ju ftojmë të ndani me ta këtë kurs të shkurtër. I gjithë kursi zgjat vetëm 15 minuta dhe vlerësohet në fund me një certifikatë.