Kurs i shkurtër për nxënësit tuaj: Si të shkruajmë një e-mail?
Në ditët e sotme, email-i është një ndër format më profesionale të komunikimit, qoftë në marrëdhënie pune apo jashtë saj. Ka disa arsye përse njerëzit preferojnë email-in: është i shpejtë, falas, i lehtë në përdorim, mund të dërgohet ndërkombëtarisht, si dhe mbron mjedisin duke kursyer letër.
Ndonëse komunikimi me email renditet i pari ndër format e komunikimit, jo të gjithë zotërojnë artin e të shkruarit një email. Njohja me strukturën që duhet të ndjekim gjatë shkrimit të një email-i, formave të ndryshme të përgjigjes me email-i apo kur duhet të përdorim dhe kur nuk duhet të përdorim komunikimin nëpërmjet një email-i, janë elementët bazë që çdo i ri në fillim të karrierës së tij duhet të tij.
Nëse dëshironi që nxënësit tuaj të përvetësojnë aftësinë e të shkruarit një email të mirë, si dhe të njihen me disa formate të gatshme për t’u ardhur në ndihmë, ju ftojmë të ndani me ta këtë kurs të shkurtër. I gjithë kursi zgjat vetëm 25 minuta dhe vlerësohet në fund me një certifikatë.