Lajmet e fundit nga komuniteti i aftësimit profesional “Frymëso”

Lajmet e fundit nga komuniteti i aftësimit profesional “Frymëso”

Frymeso’, komuniteti i aftësimit profesional i krijuar në tetor 2020 nga projekti “Aftësi për Punë”, ka aktualisht 540 anëtarë. Ky grup në Facebook shërben si një platformë ku mësuesit ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre – veçanërisht në lidhje me mësimin online ose të kombinuar, praktika të suksesshme, video-tutoriale, zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes lajmërimeve për trajnime apo webinare, etj.

Në muajin mars ka lindur edhe buletini “Frymëso” me të rejat e fundit nga ky komunitet, mendime nga ekspertët, artikuj, aktivitete, publikime e shumë të tjera. Edicionin e parë të buletinit mund ta shfletoni më poshtë.