Mbështetja e projektit “Aftësi për Punë” për ngritjen e Njësisë së Zhvillimit në institucionet partnere të AFP-së

Mbështetja e projektit “Aftësi për Punë” për ngritjen e Njësisë së Zhvillimit në institucionet partnere të AFP-së

Kapitalizimi i përvojave përmban eksperiencat e fituara gjatë fazës të ndërhyrjeve për përgatitjen e ndryshimit. Ai prodhon mësime të nxjerra dhe identifikon praktika të mira për aplikim në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të projektimit dhe zbatimit. Pasuron burimet dhe ndihmon aktorë të ndryshëm të angazhuar në ndërhyrje me qëllim ndryshimin e sistemit, insitucionit apo grupeve të veçanta. Kapitalizimi bën të mundur që pervoja ku përfshihen metodologjitë, qasjet për kapacitimin e burimeve njërëzore, instrumentet, të cilat kanë sjellë një impakt dhe ndryshim pozitiv në sektorin ku janë aplikuar, të mund të shërbejnë edhe për aktorë të tjerë.

 Gjatë tetë viteve të ndërhyrjes, S4J ka mbështetur institucionet e AFP-së në një fazë të rëndësishme ndryshimi. Kapitalizimi dhe dokumentimi i përvojave ka si synim të bashkëndajë modelin e aplikuar të ndërhyrjes duke prezantuar në mënyrë të përshkallëzuar:

  • Kontekstin dhe qëllimin  e ndërhyrjes.
  • Qasjen dhe bashkëpunimin me partnerët dhe me sistemin.
  • Metodologjinë e ndërhyrjeve dhe impaktin.
  • Instrumente dhe produkte që mund të riaplikohen në sektorë të ndryshëm.