Më shumë kompani prestigjoze bashkëpunojnë me AFP

Më shumë kompani prestigjoze bashkëpunojnë me AFP

Aktualisht, rrjeti i bizneseve partnere të ofruesve partnerë të “Aftësi për Punë” numëron 727 kompani, ku 511 ofrojnë praktika profesionale afatgjata për nxënësit. Nga periudha dhjetor 2020 – shkurt 2021, 50 biznese të reja partnere iu shtuan rrjetit të AFP.

Edhe në këtë fillim viti, “Aftësi për Punë” i ka mbështetur ofruesit partnerë të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me kompani prestigjoze në treg. Një prej tyre është “REMAX”, kompania e konsulencës për pronat e patundshme me qendër në Tiranë. Falë kësaj marrëveshjeje, “REMAX” do të pranojë nxënës nga Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë për praktika profesionale dhe do të kontribuojë në zhvillimin e kurrikulës së shkollës sipas nevojave të tregut.

Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit mes themelueses së “REMAX”, Juliana Nela, dhe Menaxherit të Projektit S4J, Fation Dragoshi

Nxënësit e profileve “Tregti” dhe “Sigurime” nga Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë nisën praktikën profesionale pranë “REMAX”, pasi u prezantuan me kompaninë nga themeluesja e saj, Juliana Nela.