Më shumë përdorues të MësoVET

Më shumë përdorues të MësoVET

Shumë mësues nga shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë” e përdorin aktivisht platformën dhe kanë gjetur mënyrat e duhura të integrimit të MësoVET në procesin e mësimdhënies. Kjo jo vetëm sepse platforma e lehtëson këtë proces, por u mundëson atyre edhe kontroll mbi angazhimin e secilit nxënës përmes mjeteve të monitorimit. Në hartën më poshtë paraqitet numri i mësuesve që e kanë përdorur platformën gjatë muajit mars në secilën shkollë.

Mbi 60% e mësuesve të Shkollës Tregtare në Vlorë dhe shkollës “Hamdi Bushati” në Shkodër e përdorin atë për të zhvilluar procesin mësimor pasi kanë materiale mësimore digjitale të drejtimeve që ata ofrojnë. Ndjekur nga shkolla “Kolin Gjoka” në Lezhë dhe Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë nga ku 50% e mësuesve (kryesisht të lëndëve profesionale) kanë aksesuar dhe përdorur avantazhet që u mundëson platforma për zhvillimin e një mësimi online cilësor.


Nga grafiku më poshtë vëmë re lehtësisht që javën e dyte të marsit numri i personave që kanë aksesuar MësoVET ka ardhur duke u rritur (përjashtojmë këtu fundjavat ku numri i perdoruesve në platformë është më i ulët). Kjo tregon që shumë mësues tashmë kanë një qasje pozitive ndaj platformës dhe vazhdojnë e përdorin për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.