“MësoVET – Aplikacioni që transformon mësimin në shkollat profesionale”
Shkollat profesionale kanë bërë një hap të rëndësishëm në mësimdhënie duke përdorur tashmë aplikacionin MësoVET, i cili u lançua në shkurt të këtij viti. Ky aplikacion ka bërë të mundur që nxënësit të kenë akses të shpejtë në materialet mësimore nga çdo pajisje celular që ata kanë në dispozicion. MësoVET është një platformë e lehtë për përdorim dhe ka qenë projektuar specifikisht për pajisjet mobile, duke e bërë më të thjeshtë navigimin krahasuar me versionin e desktopit.
Një nga risitë kryesore të këtij aplikacioni është aksesimi i tij offline. Nxënësit dhe mësuesit mund të shkarkojnë materialet e kursit dhe të kenë akses në to edhe kur nuk kanë një lidhje interneti. Kjo i ndihmon shumë nxënësit që jetojnë në zona me kufizime të aksesit në internet ose për ata që nuk mund të kenë lidhje interneti gjatë gjithë kohës.
Përmes aplikacionit MësoVET, mësuesit kanë mundësinë të dërgojnë njoftime dhe mesazhe të rëndësishme në lidhje me detyrat, afatet ose çdo informacion tjetër që ata duan të komunikojnë. Kjo bën që komunikimi midis mësuesve dhe nxënësve të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, duke e bërë procesin e mësimit edhe më të efektshëm. Aplikacioni MësoVET ndihmon në mësimdhënie në shkollat profesionale. Duke u përdorur një teknologji kaq të avancuar, nxënësit dhe mësuesit kanë mundësinë të përdorin platformën në mënyrë më efektive dhe të arrijnë më të mirën gjatë mësimdhënies. Me një aplikacion të tillë, shkollat profesionale kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt mësimdhënies bashkëkohore.