MësoVET si një komunitet virtual i të nxënit

MësoVET si një komunitet virtual i të nxënit

Disa këshilla për mësuesit për ta kthyer platformën MësoVET në një komunitet virtual të të nxënit.

  • Inkurajo nxënësit të mësojnë së bashku në MësoVET

MësoVET nuk është vetëm për materialet apo burimet mësimore. MësoVET është ndërtuar dhe dizenjuar me një filozofi. Nxitini nxënësit tuaj të mësojnë së bashku në MësoVET, jo si një libër që është postuar në internet, por si anëtarë të një komuniteti të vazhdueshëm, aktiv të të mësuarit.

Kjo do të thotë që puna juaj si ‘mësues’ mund të ndryshojë nga të qenit ‘burim i njohurive’ në të qenit një model i kulturës së klasës, duke adresuar nevojat e tyre të të mësuarit dhe duke moderuar diskutimet dhe aktivitetet në një mënyrë që kolektivisht i drejton nxënësit drejt të nxënit.

  • Krijo dhe përfshij nxënësit në forume sa më shpesh

Shpjegojuni nxënësve që ndërveprimet në forum jo vetëm e njohin atë me opinione dhe punë të nxënësve të tjerë, por edhe e mësojnë të jetë më kritik ndaj qasjes së dikujt. Inkurajoni ata të përdorin postimet e forumit si një mundësi për të mësuar dhe praktikuar aftësi të mira shkrimi.

  • Krijo Wikis dhe stimulo punën në grupe

Wiki ju jep mundësinë të krijoni portofole grupi dhe portofole individuale për nxënësit tuaj.  Pra një wiki mund të jetë bashkëpunues ku të gjithë nxënësit mund ta modifikojne atë, ose individual, ku secili ka wiki-n e vet, të cilin vetëm ai mund ta redaktojë. MësoVET ruan historikun e secilës faqe në wiki, duke renditur redaktimet e bëra nga secili pjesëmarrës, kështu mësuesi mund të shohë të gjithë ata që kanë shtuar apo redaktuar faqen.

  • Mos ki frikë të eksperimentosh

MësoVET të jep mundësinë të krijosh grupet e tua dhe të postosh detyra e materiale vetëm për to. Provo të krijosh kuice të vogla 5 minutëshe cdo javë për grupin tënd.  Kështu nxënësit hynë në platformë dhe për të kontrolluar njohuritë në kuicin që ke krijuar, do hapin burimet mësimore dhe do studiojnë. Krijoni detyra dhe hapni diskutime apo dhoma chati derisa të gjeni mënyrën që ju përshatet më shumë juve dhe lëndës mësimore.