Mirënjohje për projektin “Aftësi për Punë” nga Bashkia Lezhë

Mirënjohje për projektin “Aftësi për Punë” nga Bashkia Lezhë

Bashkia Lezhë nderon projektin “Aftësi për Punë” me certifikatën “Mirënjohja e Qytetit”. Certifikata e mirënjohjes iu dorëzua Z. Jan Van Montfort, Drejtor për Shqipërinë i Swisscontact, nga Znj. Eueda Molla, nënkryetare e Bashkisë së Lezhës. Në pritjen e organizuar gjatë muajit nëntor tek shkolla “Kolin Gjoka” morën pjesë Z. Gjok Jaku, Prefekt i Qarkut Lezhë, Z. Bardhok Pulaj, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë, Znj. Jonela Ciko, Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Menaxhimit të AFP-së në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Z. Altin Prenga, themelues i Agroturizmit “Mrizi i Zanave” dhe Kryetar i Bordit Drejtues të shkollës.


Të gjithë aktorët shprehën vlerësimin për rrugëtimin e suksesshëm të shkollës “Kolin Gjoka” dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm. Pas pritjes u firmos plani i përbashkët vjetor i veprimit mes shkollës dhe S4J.