Ndryshimet e Moodle 4.0: Si ndihmojnë mësuesit dhe nxënësit në mësimdhënie

Ndryshimet e Moodle 4.0: Si ndihmojnë mësuesit dhe nxënësit në mësimdhënie

Kur flasim për mësimidhënien në shkollat profesionale, platforma MësoVET është pjesë e pandashme e saj. Platforma MësoVET është e bazuar në platformën Moodle e cila është një prej platformave më të njohura në botë dhe përdoret gjerësisht në shumë institucione arsimore. Në vitin 2021, versioni i ri i Moodle, Moodle 4.0, u lancua me ndryshime të rëndësishme që kanë ndikim pozitiv në mesimdhenie. Për këtë arsye edhe platfoma MësoVET u përditësua sipas këtij modeli.

Moodle 4.0 ka ardhur me ndryshime që ndikojnë në mënyrën se si organizohet mësimdhënia duke e lehtësuar atë pa masë. Me këto ndryshime, platforma MësoVET është bërë më e lehtë në përdorim dhe ofron mundësi për të rritur cilësinë e mesimdhënies.

  • Më shumë fleksibilitet në organizimin e kurseve

MësoVET tashmë ka ndryshuar mënyrën se si kurset organizohen në platformë. Tani, mësuesit kanë mundësinë për të krijuar dhe menaxhuar kurset në një mënyrë më të lehtë dhe fleksibile, duke bëtë që navigimi i materialeve mësimire në platformë të jetë më i thjeshtë.

  • Mundësi për të personalizuar mësimdhënien

Në MësoVET mësuesit kanë mundësinë për të personalizuar lëndën sipas nevojave të tyre dhe të nxënësve duke shtuar blloqe të cilat dhe mund të fshihen për të mos zënë shumë hapësirë në ndërfaqe. Kjo është e mundur përmes ndryshimeve në dizajnin e kurseve.

  • Integrimi më i mirë me aplikacionet e tjera

MësoVET tani ka një integrim më të mirë me aplikacionet e tjera. Kjo do të thotë që mësuesit mund të përdorin një sërë mjetesh digjitale për të rritur angazhimin e nxënësve.

  • Performancë më të mirë

Moodle 4.0 ka sjellë përmirësime në performancën e platformës. Kjo do të thotë që platforma funksiono më shpejt në krahasim me versionet e mëparshme.

  • Siguria dhe mbrojtja e të dhënave

Moodle 4.0 ka sjellë ndryshime të rëndësishme në MësoVET dhe në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave duke e bërë atë një zgjedhje të sigurtë për shkollat.