Nevojat për Aftësi dhe Profesionistë në Sektorin e Hotelerisë në Shqipëri

Nevojat për Aftësi dhe Profesionistë në Sektorin e Hotelerisë në Shqipëri

Qëllimi i këtij studimi është të analizohen nevojat e tregut për kualifikim në sektorin e turizmit dhe nivelet e kualifikimit sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK). Ky studim hulumton mbi përputhshmërinë e nevojave të sektorit te hotelerisë, me atë çfarë ofrohet nga institucionet e arsimit profesional në vend, duke identifikuar në këtë mënyrë profesionet më të kërkuara aktualisht në treg dhe ato potenciale në një afat prej 5-vitesh. 

Ky studim, nga ana tjetër, mund të orientojë vendimmarrjen e bazuar në evidenca të Agjencisë Kombëtare te Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në përditësimin ose zhvillimin e standardeve apo kualifikimeve të reja profesionale në këtë sektor, veçanërisht me fokus në programet pas të mesmes. 

Strategjia e këtij hulumtimi është mbështetur në mbledhjen e të dhënave parësore nëpërmjet intervistave të thelluara, si dhe interpretimin e të dhënave dytësore. Në kuadër të këtij hulumtimi gjatë muajve tetor-nëntor janë zhvilluar 14 intervista me drejtues të lartë në kompanitë kryesore që operojnë në sektorin e hotelerisë në Shqipëri dhe janë mbledhur në total 14 pyetësorë nga target grupi i synuar. Kompanitë janë të lokalizuara në rajonet Tiranë, Shkodër, Vlorë.