Nga vizioni në realitet – Raste të suksesshme të një ore mësimore me platformën MësoVET
Realizimi i orës mësimore me bazë përmbajtjen digjitale dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve në të, është një ndër prirjet kryesore të kohëve të fundit në fushën e edukimit, si një vlerë e shtuar në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit.
Projekti “Aftësi për Punë” organizoi një maratonë orësh të hapura mësimore bazuar në platformën digjitale MësoVET me qëllim kryesor përdorimin intensiv të teknologjive dhe materialeve mësimore digjitale gjatë orës së mësimit. Orët e hapura ishin të disponueshme edhe për kolegët e tjerë, duke ndarë eksperiencat dhe nxitur përdorimin e platformës. Kjo nismë u shihej si promovim i përditshmërisë së mësimdhënies nëpërmjet platformës MësoVET dhe si një mënyrë për të shfaqur se mësimi i kombinuar dhe përdorimi i teknologjisë digjitale mund të suksesshme edhe në kushte të thjeshta infrastrukturore dhe me mësues të ndryshëm nivelesh të aftësive digjitale.