Një verë plot aktivitete për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J
Stina e verës asnjëherë nuk është monotone për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J. Le të flasim për disa nga aktivitetet kryesore të këtij sezoni.
Nismat e promovimit të shkollës vazhduan gjatë gjithë verës në të gjithë ofruesit partnerë. Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe “Kristo Isak” në Berat organizuan kampe verore një javore. Përmes aktiviteteve angazhuese dhe argëtuese, nxënësit e klasës së 9-të që morën pjesë në këto aktivitete u njohën me të gjitha aspektet e jetës shkollore.
Nxënësit e shkollave partnere janë shumë të interesuar për të mbrojtur mjedisin rrethues. Shkollat profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, “Kristo Isak” në Berat dhe shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë janë modele që duhen ndjekur.
Shkolla “Hamdi Bushati” në Shkodër filloi të eksplorojë mundësi bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë. 8 nxënës të shkollës u përfshinë në një program praktike 2-mujor në restorante të cilësisë së lartë në Itali.
Shkolla gjithashtu organizoi një vizitë për shkëmbim eksperience të 10 praktikantëve dhe mësuesve nga shkolla profesionale zvicerane e HFT Luzern AG Führungs – dhe Tourususakademie. Për një javë, vizitorët zviceranë vizituan shkollën dhe bizneset partnere, ku praktikantët zviceranë dhe shqiptarë punuan në prodhim, të udhëhequr nga mentorët.
“Mrizi i Zanave Agroturizëm”, një ndër partnerët kryesorë të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ka ndarë një dedikim të vërtetë dhe frymëzues për nxënësit dhe praktikantët e shkollës.
Praktika profesionale afatgjatë është hapi i parë për të gjetur një vend pune. Këtë verë, ne pamë shumë histori suksesi të nxënësve të shkollës Tregtare në Vlorë, të cilët u përfshinë në punë sezonale në bizneset partnere.
Para fillimit të vitit të ri akademik, shkolla “Hamdi Bushati” organizoi një sfilatë mode në “Pedonalen” e Shkodrës. Veshje të skicuara nga nxënës të shkollës, nën mbikëqyrjen e mësueses Rezarta Leshaj dhe stilistit Ardi Asllani, u prezantuan para audiencës së mrekullueshme shkodrane. Sfilata synonte ndërgjegjësimin për drejtimin ‘Tekstil-Konfeksione’ të shkollës.