Një vit akademik në realitetin e ri
Ndërsa shkollat fillojnë në 14 shtator, ekzistojnë pyetje dhe pasiguri të shumta. A do të respektohen masat e sigurisë? A duhet të presim një periudhë tjetër karantine dhe a janë shkollat gati për këtë? Cili është modaliteti më efektiv i mësimdhënies / të nxënit në realitetin e ri?
“Aftësi për Punë” paraqet disa ide dhe sugjerime për masat që duhet të merren nga shkollat gjatë këtij viti akademik dhe viteve të ardhshme. Duke marrë parasysh masat e sigurisë në institucionet arsimore, sugjerohet që mësimi i kombinuar të jetë modaliteti që duhet ndjekur. Shkollat duhet t’i organizojnë kurrikulat duke kombinuar metoda të ndryshme jashtë klasës, ku mbizotëron mësimi online. Lidhur me praktikat profesionale, nevojitet koordinim dhe fleksibilitet ndërmjet shkollave dhe kompanive të tyre partnere. Shkollat duhet të angazhohen në dialog me kompanitë për aftësitë e nevojshme për tregun e punës, pasi këto nevoja do të ndryshojnë vazhdimisht.
Listën e sugjerimeve mund ta lexoni këtu. Ndërkohë i urojmë të gjithë nxënësve, mësuesve dhe stafit të institucioneve arsimore një vit akademik sa më të mbarë!